INKUIZICION(term historik – mesjetë)Periudhë e errët e kishës katolikë e cila kishte gjyqe që përndiqte personat që i konsideronte armiq dhe që nuk i bindeshin. Indeksi:Portali – Historia
KANUN(term historik – mesjetë)Përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, që pasqyrojnë gjendjen ekonomiko-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore; tërësia e normave të së drejtës zakonore. Indeksi:Portali – Historia
KOLABORACIONIZËM(term historik – regjimi komunist)Propagandë komuniste për njollosur patriotët dhe atdhetarët e vërtetë shqiptarë siç qenë Balli i Kombit dhe Zogistët duke i quajtur ata tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me gjermanët. Indeksi:Portali – Historia
KRAHINARI(term historik – mbretëria shqiptare)Njësi administrative që përfshin zakonisht disa fshatra dhe që drejtohet nga një nëpunës i emëruar nga qeveria. Indeksi:Portali – Historia
EGËRSI(term historik – lashtësi)Periudha e parë e zhvillimit të shoqërisë primitive, pas së cilës vjen barbaria. Periudha e egërsisë. Indeksi:Portali – Historia
FIS(term historik – lashtësi)Grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e shtresave; grup njerëzish me
KOLON(term historik – lashtësi)Skllav i liruar a fshatar i lirë, që merrte me qira një copë tokë nga një pronar i madh dhe ishte i detyruar të paguante për këtë një taksë në natyrë e në të holla në Romën e vjetër. Indeksi:Portali – Historia
DIKTATURË(term historik – regjimi komunist)1. Sundimi i diktatorit në Romën e Vjetër; pushteti i tij i pakufizuar; koha gjatë së cilës ai e ushtronte këtë pushtet. 2. Sundimi i diktatorit Enver Hoxha Indeksi:Portali – Historia