ENKELEAS(term historik – lashtësi)Që lidhet me enkeleasit, që është karakteristik për enkeleasit, i enkeleasve; që është krijuar nga enkeleasit. Indeksi:Portali – Historia
HARAÇ(term historik – sundimi osman)1. Detyrim a taksë që i jepte ose i paguante një shtet një shteti tjetër kur mundej prej tij a kur pranonte t’i nënshtrohej atij.2. Taksë e veçantë që jepte në të holla ose në natyrë popullsia jomyslimane gjatë kohës së pushtimit feudal ushtarak osman. Indeksi:Portali
KAPSOLLAQE(term historik – mesjetë)Pushkë e vjetër, e gjatë, që mbushej nga gryka dhe shkrehej me shkëndijat që dilnin nga kapsolla. Indeksi:Portali – Historia
KRYQËZATË(term historik – mesjetë)Fushata ushtarake me qëllime sprapsjen dhe mundjen e hordhive otomane, gjatë shekujve XI-XIII në Lindjen e Afërme etj. e bërë nga kalorësit dhe aristokratët e Evropës Perëndimore, të frymëzuar nga kisha katolike për të shpëtuar vendet e shenjta dhe krishtërimin nga sulmet dhe terrorizmi islamik. Indeksi:Portali –
EPIROT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i popullsisë ilire të Epirit, që shtrihej në jug të Vjosës deri në gjirin e Ambrakisë (sot gjiri i Prevezës), banor i Epirit ose ai që e kishte prejardhjen nga Epiri. Indeksi:Portali – Historia
FISNIK(term historik – lashtësi)Ai që bënte pjesë në shtresën me të lartë në shoqërinë . Pronar i madh tokash; titulli që u jepej njerëzve të kësaj shtrese Indeksi:Portali – Historia
HARAÇPAGUES(term historik – sundimi osman)Që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t’i nënshtrohej atij. Indeksi:Portali – Historia
JENIÇER(term historik – sundimi osman)Ushtar këmbësor i trupave të zgjedhura osmane, që ishte marrë zakonisht nga të krishterët e vendeve të pushtuara prej Turqisë ose ishte zënë rob dhe që në vogëli ishte stërvitur e përgatitur për luftë. Indeksi:Portali – Historia
KOMIT(term historik – mesjetë)Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Indeksi:Portali – Historia
KRYQËZIM(term historik – lashtësi)Mënyrë e vjetër e dënimit me vdekje, duke e mbërthyer të dënuarin pas një druri me krahë hapur si në kryq. Indeksi:Portali – Historia