DITIRAMB(term historik – lashtësi)Këngë korale e gëzueshme e plot gjallëri, që këndohej në Greqinë e Vjetër për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit e të verës. Indeksi:Portali – Historia
FORUM(term historik – lashtësi)Shesh në Romën e vjetër ku bëheshin mbledhje të gjera të popullit, zhvilloheshin gjyqe, panaire etj. Indeksi:Portali – Historia
KËMISHË HEKURI(term historik – lashtësi)Veshje e sipërme prej metali, që mbanin kalorësit për t’u mbrojtur nga goditjet e shpatave ose të shtizave. Indeksi:Portali – Historia
KATAKOMB(term historik – lashtësi)Galeri e nëndheshme me disa tunele të gjata, ku, në Romën e vjetër, të krishterët e kohëve të para fshiheshin, kryenin shërbesat fetare ose varrosnin të vdekurit. Indeksi:Portali – Historia
KOMUNË(term historik – mbretëria shqiptare)Njësi administrative lokale, që përfshin zakonisht disa fshatra ose një krahinë; organ shtetëror lokal i një njësie të tillë; ndërtesa ku është vendosur ky organ. Indeksi:Portali – Historia
DIVAN(term historik – sundimi osman)Këshilli i zyrtarëve me të lartë në oborrin e sulltanit të Turqisë, që kryente funksionet e gjykatës së lartë; dhoma ku mblidhej ky këshill. Indeksi:Portali – Historia
FRANG(term historik – mesjetë)1. Njësia monetare bazë e Francës, e Belgjikës dhe e Zvicrës; monedhë që ka këtë vlerë. Frangu francez2. Njësia monetare bazë e shtetit shqiptar deri me 1946; monedha që kishte këtë vlerë. Frangu shqiptar. Indeksi:Portali – Historia
KATAPULTË(term historik – lashtësi)Armë e vjetër që përdorej gjatë rrethimit të një kështjelle për të goditur ushtrinë armike me gurë të mëdhenj a me trarë të mprehur ose për të hedhur shigjeta me lëndë ndezëse (zift, katran etj.). Indeksi:Portali – Historia
KOMUNIKATË(term historik – regjimi komunist)Fletë e shtypur, nxirrej rregullisht gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ku jepeshin njoftime për luftën e popullit tonë kundër pushtuesve fashistë. Indeksi:Portali – Historia