GALERË(term historik – lashtësi)Anije e vjetër lufte prej druri, e gjatë e me shumë rrema, që viheshin në lëvizje zakonisht nga të dënuarit me punë të rënda. Galerë romake (bizantine). Indeksi:Portali – Historia
KËSHTJELLË(term historik – lashtësi)Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha, i pajisur me sharapolle me bedena e me mjete të tjera për t`u mbrojtur për një kohë të gjatë nga sulmet e armiqve; vendbanimi i feudalëve, i fortifikuar dhe i mbrojtur mirë; Indeksi:Portali – Historia
KATUND(term historik – lashtësi)Bashkësi e njerëzve, që merreshin kryesisht me blegtori e bënin një jetë shtegtare; vendbanimi i përkohshëm i këtyre njerëzve; fshat i madh, me shtëpi të shpërndara e larg njëra-tjetrës. Indeksi:Portali – Historia
KONSULL(term historik – lashtësi)Secili nga dy sunduesit e zgjedhur në Republikën e Romës së vjetër, që kishin në dorë pushtetin e lartë; titulli që i jepej secilit prej këtyre sunduesve. Indeksi:Portali – Historia
DUALIZËM(term historik – lashtësi)Sistem qeverisjes në shtetet shumëkombëshe, ku dy kombe më të mëdha bashkohen nën pushtetin e një monarku të vetëm e veprojnë në mënyrë mjaft të pavarur. Indeksi:Portali – Historia
EPOKË(term historik – lashtësi)Periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi; periudhë kohe që lidhet me një ngjarje të madhe a me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e diçkaje. Indeksi:Portali – Historia
GARDHIM(term historik – mesjetë)Grabitja e tokave dhe e pronave të fshatarëve anglezë nga fisnikët dhe rrethimi i tyre me gardh në periudhën e grumbullimit fillestar të kapitalit. Indeksi:Portali – Historia
HESHTAR(term historik – lashtësi)Luftëtar i armatosur me heshtë, ai që luftonte me heshtë, heshtëmbajtës, shtizar. Heshtarët e Skënderbeut. Sulmi i heshtarëve. Indeksi:Portali – Historia
KËSHTJELLAR(term historik – lashtësi)1. Feudali që ishte zot i një kështjelle. 2. Komandanti i luftëtarëve që mbronin një kështjellë; luftëtari që mbronte një kështjellë. Indeksi:Portali – Historia
DUKË(term historik – mesjetë)Titull i lartë aristokratësh, më i ulët se ai i princit; sundimtari i një dukate; ai që mbante këtë titull. Indeksi:Portali – Historia
GJINI(term historik – lashtësi)Grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, që ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv. Indeksi:Portali – Historia