HOBE(term historik – lashtësi)1. Copë lëkure a diçka e thurur, me dy rripa të hollë ose me dy gjalma të lidhur në dy anët e saj, që përdoret për të gjuajtur me gurë të vegjël, duke e rrotulluar me forcë e duke lëshuar njërin rrip a njërin gjalmë.2. Armë e
KADI(term historik – sundimi osman)Zyrtar në kohën e sundimit osman, që kryente detyrën e gjykatësit dhe detyra të tjera civile e fetare; gjykatës, zakonisht hoxhë, që gjykonte çështje civile e fetare sipas sheriatit. Indeksi:Portali – Historia
KONT(term historik – mesjetë)Titull aristokratësh më i lartë se ai i baronit dhe më i ulët se i markezit; ai që mbante këtë titull. Indeksi:Portali – Historia
KAJMEKAM(term historik – sundimi osman)Zëvendës i guvernatorit në një krahinë, mëkëmbës; zyrtari i parë që sundonte në një krahinë të caktuar (gjatë sundimit osman); nënprefekt. Indeksi:Portali – Historia
DUKAT(term historik – mesjetë)Monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore. Indeksi:Portali – Historia
ESNAF(term historik – mesjetë)1. Shoqatë a lidhje e zejtarëve të pavarur në mesjetë, që bashkoheshin sipas profesionit; shoqatë a bashkim tregtarësh që tregtonin një lloj malli. Esnafet e zejtarëve (e endësve, e farkëtarëve). Esnafet e tregtarëve.2. Zejtari a tregtari që bënte pjesë në një shoqatë a bashkim të tillë. Indeksi:Portali
GJUNJËSE(term historik – lashtësi)Pjesë e pajimit të luftëtarëve në kohët e vjetra, që mbronte gjurin nga goditjet me armë të ftohta. Indeksi:Portali – Historia
HORDHI(term historik – sundimi osman)1. Emri i njërit prej bashkimeve shtetërore që u krijuan pas copëtimit të shtetit mongol të Çengiskanit; emri i bashkimit shtetëror të fiseve endacake turke në mesjetën e hershme; ushtria e madhe barbare e këtyre shteteve. Hordhitë mongole. Hordhitë turke.2. Ushtri e madhe e pushtuesit osman.