KALA(term historik – lashtësi)Vend i rrethuar me mure të larta e të trasha dhe i pajisur me mjete luftarake për t’u mbrojtur për një kohë të gjatë; kështjellë. Indeksi:Portali – Historia
KLAN(term historik – lashtësi)Grup shoqëror i përbërë nga njerëz të një gjaku, që organizonte punën dhe jetën në mënyrë të veçuar nga të tjerët (në bashkësinë primitive). Indeksi:Portali – Historia
ETRUSK(term historik – lashtësi)Që ka të bëjë me etruskët, që u përket etruskëve, i etruskeve; që është krijuar nga etruskët. Kultura (gjuha) etruske. Shkrimi etrusk. Mbishkrimet etruske. Varre (monumente) etruske. Indeksi:Portali – Historia
GJYSMATAR(term historik – mesjetë)1. Secili nga të dy bujqit e varfër, që vinin në zgjedhë nga një ka për të punuar me radhë arat e veta; sembër.2. Fshatar pa tokë, që ishte i detyruar të punonte tokën ose të ruante e të kulloste bagëtinë e një pronari dhe t’i jepte
HUN(term historik – lashtësi)Popullsi endacake me prejardhje turanike, e cila u dynd në shekullin e katërt pas Krishtit nga Azia në Evropë. Dyndja e hunëve. Indeksi:Portali – Historia
KALIF (term historik – sundimi osman)Titull që mbante në disa vende myslimane kryesundimtari, i cili kishte në duart e veta pushtetin më të lartë politik e fetar dhe e quante veten pasardhës të Muhametit në vendet arabe deri në shekullin XIII dhe më vonë në Egjipt e në Turqi në
KMESË(term historik – mesjetë)Lloj thikë e madhe me majë të kthyer si drapri me bisht të gjatë prej druri, që përdoret për të prerë ferra, degë ose drurë të njomë, e cila përdorej edhe si armë. Indeksi:Portali – Historia
PERIUDHA E HEKURIT(term historik – lashtësi)Periudha historike rreth një mijë vjet para Krishtit, kur nisi të punohej hekuri pas periudhës së bronzit. Indeksi:Portali – Historia
FAMILJE(term historik – lashtësi)Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Indeksi:Portali – Historia
GJYSMATARI(term historik – mesjetë)Formë për shfrytëzimin e fshatarëve pa tokë, që ishin të detyruar t’i jepnin gjysmën e prodhimit pronarit, nga i cili merrnin tokën ose bagëtinë me qira. Sistemi i gjysmatarisë. Indeksi:Portali – Historia
I FISËM(term historik – mesjetë)Ai që i përkiste shtresës së lartë aristokratike në shoqërinë feudale, që e kishte origjinën nga një familje e pasur dhe me pozitë të privilegjuar; fisnik. Indeksi:Portali – Historia