KALORËS(term historik – lashtësi)1. Luftëtar i stërvitur për luftim mbi kalë.2. Titull që u jepej feudalëve oborrtarë; feudal që i përkiste shtresës së aristokracisë ushtarake (në disa vende të Evropës). Indeksi:Portali – Historia
KORPORATË(term historik – mesjetë)1. Bashkim zejtarësh a tregtarësh të një vendi ose krahine në një organizatë për të mbrojtur më mirë interesat e tyre, esnaf në rendin feudal. Indeksi:Portali – Historia
ARKOND(term historik – lashtësi)1. Titull i lartë i magjistratëve, që qeverisnin qytetet-shtete në Greqinë e lashtë.2. Titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar i pasur nga paria e vendit. Indeksi:Portali – Historia
BARBARI(term historik – lashtësi)Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë. Indeksi:Portali – Historia
DEREBE(term historik – sundimi osman)Sundimtar feudal që kishte për detyrë të siguronte rrugët nëpër trevat malore dhe që më vonë u bë çifligar i pasur gjatë sundimit osman. Indeksi:Portali – Historia
ALLAJBE(term historik – sundimi osman)Komandant i spahinjve të një krahine; komandant i xhandarmërisë në një vilajet në kohën e fundit të sundimit osman në Shqipëri. Indeksi:Portali – Historia
BARON(term historik – mesjetë)Titull i pronarëve feudalë etj. në Evropën Perëndimore, i cili zinte vendin e pestë në hierarkitë e aristokracisë dhe ishte një shkallë më poshtë se ai i kontit. Indeksi:Portali – Historia
BERSALIER(term historik – regjimi komunist)Ushtar i trupave speciale të këmbësorisë italiane, të përgatitura për veprime të shpejta, që erdhën edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si trupa pushtuese. Pendë bersalierësh një tufë pendë gjeli që këta ushtarë e mbanin në kapelë. Indeksi:Portali – Historia
CENS(term historik – lashtësi)Regjistrimi që i bëhej çdo pesë vjet pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë për t’i ndarë në kategori, sipas të cilave paguheshin taksat. Indeksi:Portali – Historia
DESPOT(term historik – lashtësi)Sundimtar me pushtet absolut e të pakufizuar në monarkitë skllavopronare të Lindjes së Lashtë; sundimtar feudal, në një krahinë të caktuar, i cili varej nga mbreti a nga perandori dhe nuk qeveriste në bazë të ligjeve, por vepronte në mënyrë arbitrare pa përfillur fare dëshirat e vullnetin