TOGË(term historik – lashtësi)1. Veshje sipërme e gjatë, zakonisht e bardhë, që mbanin qytetarët; zyrtarët lartë e priftërinjtë në Romën e lashtë. 2. Tufëz ose xhufkë me qime nga bishti i kalit, që e mbanin pashallarët si shenjë dalluese të gradës së tyre. Pasha me tri tuga. (sundimi osman) Indeksi:Portali
SUNDIMTAR(term historik – lashtësi)Zyrtar i lartë, i plotfuqishëm, që përfaqësonte pushtetin qendror në një krahinë; ai që kishte fuqinë në dorë në një krahinë. Indeksi:Portali – Historia
TOPJAK(term historik – sundimi osman)Taksë që paguhej për kullotjen e bagëtive në kohën e pushtimit osman dhe regjimeve të kaluara. Indeksi:Portali – Historia
VANDAL(term historik – mesjetë)Pjesëtar i një popullsie të hershme gjermanike, e cila në shekullin V u dynd nga brigjet e lumit Oder, pushtoi një pjesë të Perandorisë Romake, plaçkiti Romën dhe shkatërroi shumë monumente të artit e të kulturës. Indeksi:Portali – Historia
TOTEMIZËM(term historik – lashtësi)1. Formë e lashtë e fesë në rendin fisnor, kur adhurohej si diçka e shenjtë një kafshë, një bimë, ndonjëherë edhe një send, që quhej edhe si themelues e si mbrojtës i fisit. 2. Organizim shoqëror, në rendin fisnor që bazohej në totemet dhe në adhurimin e