ANADOLLAK(term historik – sundimi osman)Që ka të bëjë me Azinë e Vogël në periudhën e feudalizmit ushtarak osman; osman, turk. Indeksi:Portali – Historia
BIMBASH(term historik – sundimi osman)Oficer epror në ushtrinë e Perandorisë Osmane, i cili kishte fije gradë që i përgjigjet asaj të majorit. Indeksi:Portali – Historia
CENSOR(term historik – lashtësi)Zyrtar i lartë në Romën e lashtë, që drejtonte regjistrimin e vlerësimin e pasurisë së qytetarëve për vjeljen e taksave dhe mbikëqyrte sjelljen e qytetarëve. Indeksi:Portali – Historia
ÇAUSH(term historik – sundimi osman)1. Nënoficer me gradën e rreshterit në ushtrinë e Perandorisë osmane. Çaush këmbësor (kalorës).2. Ushtarak pranë një oficeri të lartë ose një komandanti për të kryer detyra të ndryshme. Indeksi:Portali – Historia
BASHIBOZUK(term historik – sundimi osman)1. Ushtar i trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane.2. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë; ushtar i çrregullt dhe i padisiplinuar. Indeksi:Portali – Historia
CENTURIE(term historik – lashtësi)1. Njësi prej njëqind ushtarësh kalorës në Romën e lashtë; qindëshe. Centuriet e kohortës.2.Grup prej njëqind qytetarësh në Romën e lashtë, i krijuar në ndarjen e popullsisë sipas censit të pasurisë për qëllime politike e administrative; qindëshe. Indeksi:Portali – Historia
DESPOTIZËM(term historik – lashtësi)1. Formë qeverisjeje që bazohej në sundimin e një monarku a të një njeriu të vetëm me pushtet të pakufizuar e absolut; tirani.2. Sundim arbitrar e i egër me anë të dhunës e të shtypjes; tirani. Indeksi:Portali – Historia
ÇELNIKATË(term historik – sundimi osman)1. Bashkimi i disa barinjve shtegtarë me një çelnik në krye për t’i kullotur tufat e tyre e për të punuar bulmetin bashkërisht.2. Taksë që u paguanin bejlerëve barinjtë shtegtarë për kullotën. Indeksi:Portali – Historia
ANDART(term historik – regjimi komunist)Pjesëmarrës në çetat e komitëve grekë, që ishin në shërbim të ushtrisë dhe të qeverisë greke. Indeksi:Portali – Historia