BASHKËSI(term historik – lashtësi)Formë e organizimit të shoqërisë në rendin e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë me klasa; komunë. Indeksi:Portali – Historia
CENTURION(term historik – lashtësi)Komandant i një centurieje në ushtrinë e Romës së lashtë; komandant i qindëshes, kryeqindës. Indeksi:Portali – Historia
DIKTATOR(term historik – regjimi komunist)1.Diktatori quhet kryetari i një shteti me pushtet të pakufizuar që vret e persekuton popullin e tij, siç janë Enver Hoxha, Jozef Stalin, Adolf Hitler etj.2. Njeri, të cilit i jepej nga senati në Romën e Vjetër pushtet i pakufizuar (zakonisht për gjashtë muaj), kur shtetit
ÇETË(term historik – mesjetë)1. Grup i vogël njerëzish të armatosur me një kryetar a komandant në krye, që kryejnë veprime të përbashkëta. Çetat e kreshnikëve. Çetë luftëtarësh.2. Njësi e vogël partizanësh me rreth pesëdhjetë veta, me një komandant dhe një komisar në krye, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare. Çetë partizane. Indeksi:Portali –
ANGARI(term historik – sundimi osman)Punë e detyruar pa shpërblim, që bënte fshatari për beun ose për shtetin me krahë dhe me mjetet e kafshët e veta të punës; punë e detyruar pa shpërblim. Indeksi:Portali – Historia
ARMOR(term historik – mesjetë)Veshje mbrojtëse prej metali, që e përdorin luftëtarët në kohët e vjetra dhe në mesjetë. Armor i çeliktë. Indeksi:Portali – Historia
BOMBARDË(term historik – mesjetë)Armë lufte që përdorej në mesjetë për të hedhur gjyle guri ose predha metali; një lloj topi që përdorej në mesjetë. Indeksi:Portali – Historia
ÇIFÇI(term historik – mesjetë)Bujk pa tokë, që punonte një copë nga pronat e çifligarit dhe që mbante për vete vetëm një pjesë të prodhimit. Indeksi:Portali – Historia
ARQIOMARKSIST(term historik – regjimi komunist)Anëtar i një organizate antimarksiste, të krijuar në Greqi me 1920, luftonte lëvizjen komuniste dhe që gjatë Luftës së Dytë Botërore bashkëpunoi me fashistët. Indeksi:Portali – Historia
BASHTINË(term historik – sundimi osman)Copë toke e trashëgueshme, që e zotëronte një familje fshatare në sistemin e timareve dhe që e punonte si arë. Indeksi:Portali – Historia