CINIZËM(term historik – lashtësi)Doktrinë filozofike në Greqinë e vjetër, e cila predikonte mospërfilljen dhe përbuzjen e hapët të zakoneve, të normave të njohura shoqërore e të kulturës, pavarësinë e njeriut nga bota që e rrethon, kthimin në gjendjen primitive dhe asketizmin, për të ruajtur, sipas kësaj doktrinë, virtytin. Indeksi:Portali –
APOTEOZË(term historik – lashtësi)Rit në Greqinë dhe në Romën e vjetër, me të cilin nderonin si perëndi një hero, një perandor etj. Indeksi:Portali – Historia
CITADELË(term historik – lashtësi)Kështjellë në vend të ngritur nga mund të vështrohej një qytet, që duhej mbrojtur; pjesë e përforcuar brenda mureve të një kështjellë, që shërbente si mbështetja e fundit gjatë sulmeve. Indeksi:Portali – Historia
ÇIRAK(term historik – mesjetë)1. Djalë që punonte si ndihmës te një zejtar për disa vjet pa shpërblim për të fituar mjeshtërinë.2. Djalë i vogël që bënte punë ndihmëse për mjeshtrin a për të zotin e dyqanit. Indeksi:Portali – Historia
ARADHE(term historik – regjimi komunist)Repart partizan më i madh se batalioni gjatë Luftës Nacionalçlirimtare; njësi e madhe ushtarake. Indeksi:Portali – Historia
BAXHË(term historik – sundimi osman)Taksë bashkiake që paguhej në kohën e sundimit osman për shitjen e bagëtive e të sendeve të tjera në treg. Indeksi:Portali – Historia
DALMAT(term historik – lashtësi)1. Pjesëtar i njërit prej fiseve ilire, që banonte në trojet e Dalmacisë. Dalmatët ishin fqinjë me ardianët..2.Që ka të bëjë me dalmatët, që është krijuar nga dalmatët; që u përket dalmatëve, i dalmatëve. Indeksi:Portali – Historia
ÇMESËTAR(term historik – mesjetë)1. Ai që çmonte dëmin e bërë, ai që caktonte vleftën që duhej paguar për një dëm të bërë. Çmesëtari i fshatit. 2. Ai që përcaktonte me afërsi prodhimin që do të jepte një arë e mbjellë, një pemë etj.; çmues. Indeksi:Portali – Historia