BAXHAXHI(term historik – sundimi osman)Ai që mblidhte taksën bashkiake për shitjen e bagëtive e të sendeve të tjera në treg në kohën e sundimit osman Indeksi:Portali – Historia
BRIGADË(term historik – regjimi komunist)1. Njësi ushtarake e organizuar, që përbëhet nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi e flotës detare ushtarake, që përbëhet nga disa anije lufte të një lloji.2. Njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që përbëhej zakonisht nga katër batalione. Indeksi:Portali – Historia
DARDAN(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që jetonte në pjesën verilindore të trojeve të banuara sot nga shqiptarët. Indeksi:Portali – Historia
AGA(term historik – sundimi osman)1. Pronar tokash më i vogël se beu, në kohën e pushtimit osman në Shqipëri2. Titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke.3. titull nderimi që i jepej një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi për
ARDIAN(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit nga fiset kryesore ilire, që banonte në trojet midis Liqenit të Shkodrës dhe Dalmacisë. Indeksi:Portali – Historia
DASARET(term historik – lashtësi)Që ka të bëjë me dasaretët, që është krijuar nga dasaretët; që u përket dasaretëve, i dasaretëve. Indeksi:Portali – Historia
BAZHDARI(term historik – mesjetë)1. Taksa që merrte bazhdari kur peshonte mallrat në treg.2. Vendi ku rrinte bazhdari për të peshuar dhe për të marrë taksën. Indeksi:Portali – Historia