VENOM(term historik – mesjetë)1. E drejtë zakonore e pashkruar, që vepronte në një krahinë a në disa krahina dhe ruhej e zbatohej nga të gjithë; përmbledhje a tërësi rregullash, normash e zakonesh të pashkruara, që ruheshin e zbatoheshin nga të gjithë, kanun. 2. E drejtë e veçantë që gëzonte dikush
TRETAR(term historik – lashtësi)1. Ai që i merrte pronarit për përdorim tokën a bagëtinë dhe i jepte një të tretën e prodhimit.2. Ai që mblidhte të tretën, ai që merrte të tretën. Indeksi:Portali – Historia
TARTAR(term historik – lashtësi)1. Banor vendës i Tartarisë ose ai që e ka prejardhjen nga Tartaria; pjesëtar i disa popullsive që banojnë pranë Vollgës, në Siberi e në Krime dhe që flasin në gjuhën turanike.(pushtimi osman)2. Pjesëtar i fiseve turke, mongole etj. që formonin shtetin «Hordhia e Artë» në shekujt
TRIBUN(term historik – lashtësi)Titull që mbanin disa funksionarë zyrtarë me detyra të ndryshme civile ushtarake në Romën e lashtë. Tribun i plebenjve mbrojtës i të drejtave të plebenjve, të cilët shtypeshin nga patriotët dhe nga konsujt. Indeksi:Portali – Historia
VEZIR(term historik – sundimi osman)Nëpunësi më i lartë qeveritar në Perandorinë Osmane dhe në disa vende të Lindjes së Afërt; titull i pashallarëve vendës që kanë sunduar në Shkodër dhe në Janinë në shekujt XVIII e XIX. Indeksi:Portali – Historia
TAULANT(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trojet bregdetare midis lumenjve Mat e Vjosë. Indeksi:Portali – Historia
TRIUMVIRAT(term historik – lashtësi)1. Grup prej tre vetash në Romën e lashtë, që drejtonin së bashku shtetin.2. Koha sa zgjaste pushteti i tyre psh. Triumvirati i parë (i dytë). Indeksi:Portali – Historia
TROGLODIT(term historik – lashtësi)Banor i lashtë i Afrikës, i Azisë etj., që jetonte nëpër shpella; njeriu primitiv i kohës së gurit. Indeksi:Portali – Historia