VOJVODË(term historik – sundimi osman)I ngarkuar i qeverisë osmane për një krahinë të caktuar në Shqipërinë e Veriut në shekullin XIX, i cili ndiqte zbatimin e urdhrave të qeverisë sidomos pas reformës së Tanzimatit. Indeksi:Portali – Historia
I LIRË(term historik – lashtësi)1. Ai që nuk ishte skllav a bujkrob, por kishte të drejtën e pronësisë mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet, si dhe disa të drejta qytetare në rendin skllavopronar e në atë feudal.2. Ai që nuk i është nënshtruar sistemit të timareve e
LIKUIDATOR(term historik – regjimi komunist)Përkrahës i një rryme politike në gjirin e Partisë Punëtore Social-demokrate Ruse (në vitet 1908-1912), që synonte të asgjësonte partinë ilegale të proletariatit duke e kufizuar veprimtarinë e saj brenda formave legale. Indeksi:Portali – Historia
OLIGARKI(term historik – mesjetë)Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë aristokratësh Indeksi:Portali – Historia
PRIFTËRESHË(term historik – lashtësi)1. E shoqja e priftit.2. Grua ose vajzë që kryente shërbesat fetare në një tempull në botën e lashtë. Indeksi:Portali – Historia
RILINDËS(term historik – mesjetë)1. Ideolog, veprimtar dhe luftëtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përfaqësues i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.2. Përfaqësues i Rilindjes evropiane. Indeksi:Portali – Historia
SOFIST(term historik – lashtësi)Emërtim i një grupi dijetarësh në Greqinë e lashtë, mësues të filozofisë e të gojëtarisë, që dalloheshin për arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale, por që më pas braktisën çdo parim dhe përpiqeshin me mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin njësoj si të
LIRI(term historik – lashtësi)Gjendja e një njeriu, i cili nuk ishte skllav a bujkrob në rendin skllavopronar e në atë feudal. Indeksi:Portali – Historia
OLIMPIADË(term historik – lashtësi)Periudhë prej katër vjetësh ndërmjet dy lojërave olimpike, që në Greqinë e lashtë merrej si matëse e kohës. Indeksi:Portali – Historia
PARTIZAN(term historik – regjimi komunist)1. Anëtar i një çete a njësie që lufton kundër pushtuesit të vendit, zakonisht jo në formacione të rregullta ushtarake.2. Anëtar i çetave dhe i njësive të tjera që morën pjesë në luftën Antifashiste të popullit shqiptar. Indeksi:Portali – Historia
PIRAMIDË(term historik – lashtësi)Ndërtesë e madhe me blloqe guri, me bazë katrore dhe me katër faqe anësore në trajtë trekëndëshi dybrinjënjëshëm e të bashkuara sipër në një kulm, që shërbente si varr për faraonët e Egjiptit të lashtë. Piramida e Keopsit. Indeksi:Portali – Historia
PRIFT(term historik – lashtësi)Titulli fetar më i thjeshtë në kishën e krishterë; ai që mban këtë titull dhe kryen shërbesat e zakonshme fetare. Indeksi:Portali – Historia