RILINDJE(term historik – mesjetë)1. Epoka e lulëzimit të shkencave dhe të arteve në disa vende të Evropës në shekujt XV e XVI, që iu kundërvu ideologjisë e kulturës mesjetare, duke iu drejtuar si mbështetje kulturës dhe artit të lashtësisë.2. Lëvizje e gjerë politike, shoqërore e kulturore me karakter kombëtar, demokratik,
SOVJET(term historik – regjimi komunist)Këshilli i të dërguarve të punëtorëve, të fshatarëve dhe të ushtarëve në Bashkimin Sovjetik gjatë dhe pas Revolucionit të Shkurtit 19172. organ i zgjedhur i pushtetit shtetëror në Bashkimin Sovjetik. Indeksi:Portali – Historia
MAGJISTRAT(term historik – lashtësi)Zyrtar i lartë shtetëror i zgjedhur, që kishte pushtet me karakter juridik, administrativ ose politik në Romën dhe Athinën e lashtë) Indeksi:Portali – Historia
OLIMPIK(term historik – lashtësi)Që zhvillohej një herë në çdo katër vjet në Greqinë e lashtë në Olimpi (për lojërat atletike). Indeksi:Portali – Historia
PIRG(term historik – lashtësi)Ndërtesë e lartë rrumbullake a katërkëndëshe pranë mureve të një qyteti ose të një kështjelle, që shërbente për mbrojtje, si pikë vrojtimi etj.; kullë e lartë, zakonisht e rrumbullakët. Indeksi:Portali – Historia
PRINC(term historik – lashtësi)1. Titull i birit të një mbreti a perandori ose i një anëtari të familjes mbretërore; ai që mban këtë titull. 2. Sundimtari i një principate në shoqërinë feudale. Indeksi:Portali – Historia
ROBËRI(term historik – lashtësi)1. Gjendja e atij që ka humbur lirinë; të qenët nën zgjedhën e dikujt, skllavëri. 2. Bujkrobëri. Indeksi:Portali – Historia
SPAHI(term historik – sundimi osman)Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë apo timar dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Indeksi:Portali – Historia
ORGJI(term historik – lashtësi)Festë që bëhej në Greqinë e lashtë për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit dhe të dëfrimit. Indeksi:Portali – Historia
PARZMORE(term historik – lashtësi)Veshje prej metali, e gjatë deri në brez, që mbronte luftëtarët në kohët e vjetra gjatë ndeshjeve me armë të ftohta. Indeksi:Portali – Historia
PIRUST(term historik – lashtësi)Pjesëtar i njërit prej fiseve kryesore ilire, që banonte në trevat e Malësisë së Lezhës, të Mirditës dhe të Matit dhe që ishte i dëgjuar për shkrirjen e bakrit e të hekurit. Indeksi:Portali – Historia
ROB(term historik – lashtësi)1. Ai që nuk kishte fare mjete prodhimi, që nuk kishte asnjë të drejtë dhe që ishte pronë e plotë e një pronari, i cili e detyronte të punonte në kushte shumë të rënda e mund ta shiste a ta vriste. 2. Skllavi i tokës, bujkrob. 3.