SPAHILLËK(term historik – sundimi osman)1. Shërbimi spahiut dhe të drejtat e tij; sistemi i sundimit të spahinjve.2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë fshatarëve të dhjetën dhe taksa të tjera me detyrim. 3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtronte të drejtat e tij një spahi. Indeksi:Portali
MARKEZ(term historik – mesjetë)Titull aristokratësh, që ishte një shkallë më lart se ai i kontit dhe një shkallë më poshtë se ai i dukës. Indeksi:Portali – Historia
PASHA (term historik – sundimi osman)1. Titull që u jepej funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane; ai që mbante këtë titull; ai që mbante këtë titull edhe pa funksione zyrtare.2. Qeveritar civil e ushtarak në krye të një sanxhaku a të disa sanxhakëve në perandorinë osmane. Indeksi:Portali
PISQOLLË (term historik – mesjetë)Armë e vjetër me çark, që mbushej nga gryka dhe mbahej në brez; kobure. Pisqollë e larë në argjend.. Indeksi:Portali – Historia
ROMAK(term historik – lashtësi)1. Qytetar i Romës së lashtë ose i Perandorisë së lashtë të Romës. 2. Çdo gjë që lidhet me Perandorinë e lashtë të Romës ose me qytetarët e saj, që është karakteristik për Perandorinë e lashtë të Romës ose për qytetarët e saj, i Romës ose i
SPARTAN(term historik – lashtësi)Banor i lirë i qytetit-shtet skllavopronar të Spartës në Greqinë e lashtë, qytetarët e të cilit stërviteshin me disiplinë të rreptë për të duruar kushte të vështira jetese. Indeksi:Portali – Historia
MARTALLOZ(term historik – sundimi osman)1. Njeri i armatosur që ngarkohej për të mbajtur rregullin e qetësinë në një krahinë në kohën e sundimit osman. 2. Rojtari i fshatit a i malit ose i pronave të fshatarëve; bekçi. Indeksi:Portali – Historia
PASHALLËK (term historik – sundimi osman)1. Titulli i pashait; gradë, mbajtësi i së cilës kishte titullin pasha. 2. Krahinë ose vend që qeverisej nga një pasha. 3. Formacion i madh shtetëror, i përbërë nga disa sanxhakë të sunduar nga një pasha i fuqishëm. Indeksi:Portali – Historia
PLAK (term historik – mesjetë)Burrë, zakonisht kamës, që zgjidhte ngatërresat ndërmjet njerëzve, që vendoste për punët e fshatit etj. Indeksi:Portali – Historia
STËRPLAK(term historik – mesjetë)Plak i dytë që thirrej nga pleqtë e caktuar prej kanunit të malësive për t’i ndihmuar ata që të hetonin e të zgjidhnin një çështje sipas së drejtës zakonore. Indeksi:Portali – Historia