MATRIARKAT(term historik – lashtësi)Formë e hershme e shoqërisë njerëzore (në periudhën e komunës primitive), ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja dhe ku grupet gjinore krijoheshin sipas lidhjeve të afrisë në vijën e grave. Indeksi:Portali – Historia
OXHAK(term historik – mesjetë)Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur nga të tjerët; familje e shtresës së pasur. Indeksi:Portali – Historia
PASHTRAK(term historik – sundimi osman)1. Kullotë brenda kufijve të një bajraku.2. Taksë a gjobë që paguhej për shfrytëzimin e një kullote të huaj ose të një kullote të ndaluar; Indeksi:Portali – Historia
PLEBE(term historik – lashtësi)Njeri i shtresave të ulëta në Romën e Vjetër, që mund të ishte i lirë, por nuk gëzonte të drejta politike.. Indeksi:Portali – Historia
PURITANIZËM(term historik – mesjetë)Lëvizje fetare e politike e angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor spastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike. Indeksi:Portali – Historia
STRATEG(term historik – lashtësi)1. Ushtarak specialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjera luftarake të njësive të mëdha ushtarake.2. Komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile (në Greqinë e lashtë dhe në Perandorinë Bizantine). Indeksi:Portali – Historia
KUESTOR(term historik – lashtësi)1. Ruajtësi i thesarit të shtetit dhe administruesi i tij në Romën e vjetër; hetues e gjykatës për çështje penale.2. Shef i policisë në qytetet e mëdha të Italisë, drejtues i kuesturës gjatë pushtimit italian në Shqipëri. Indeksi:Portali – Historia
MESAP(term historik – lashtësi)Pjesëtar i një popullsie të vjetër, me prejardhje nga ilirët, të shpërngulur në Italinë Jugore para Krishtit. Indeksi:Portali – Historia
PËRDREDHORE(term historik – lashtësi)Mjet lufte, me të cilin hidheshin gurë, shigjeta etj. sidomos gjatë sulmit kundër kështjellave. Indeksi:Portali – Historia
PLEQËSI(term historik – mesjetë)1.Këshill burrash, të zgjedhur në një fshat a në një lagje, që vendosnin për punët e fshatit a të lagjes, pajtonin gjaqet, zgjidhnin mosmarrëveshjet etj.2. organ këshillues i pushtetit shtetëror në një krahinë që përbëhej prej njerëzve të parisë; kuvendi i pleqve. Indeksi:Portali – Historia
QARKKOMANDË(term historik – mbretëria shqiptare)Komanda e njësive të xhandarmërisë të një prefekture; ndërtesa ku ishte vendosur kjo komandë. Indeksi:Portali – Historia
SANXHAK(term historik – sundimi osman)Njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif në krye. Indeksi:Portali – Historia