HEKUR(term kimik) 1. Metal i rëndë, me ngjyrë hiri në të argjendtë, që farkëtohet e punohet mirë, përdoret në teknikë e në industri dhe, kur bashkohet me karbon, jep çelik ose gizë (simboli Fe); emërtim i përgjithshëm për çeliqet që kanë pak karbon; prodhim a diçka tjetër që del prej
HELIUM(term kimik) Element kimik, gaz i plogët, shumë i lehtë, i tejdukshëm, pa shije e pa erë, që nuk digjet dhe që është mjaft i rrallë në atmosferë (simboli He). Portali — Kimia
GURKALI(term kimik) Bashkim kimik me ngjyrë të kaltër në të gjelbër, që del nga veprimi i acidit sulfurik mbi bakër dhe që përdoret kryesisht për spërkatjen e hardhive, sulfat bakri. Portali — Kimia
HALOGJEN(term kimik) Secili nga katër elementet kimike (jodi, klori, fluori, bromi) që, kur bashkohen me hidrogjenin, japin acide të paoksigjenuara dhe që gjenden në natyrë vetëm si kripëra; në sh. grupi i këtyre elementeve kimike. Grupi i halogjenëve. Portali — Kimia
FUNDËRRESË(term kimik) Grimca të vogla që bien në fund nga përzierja ose nga tretja e trupave në një lëng; shtresë e një lënde që është formuar nga grumbullimi i grimcave të tilla të vogla. Portali — Kimia
FOSFOR(term kimik) Element i thjeshtë kimik, helmues, që gjendet në disa minerale, në kocka, në indet e bimëve e të kafshëve etj. dhe që ndrit në errësirë e ndizet lehtë (simboli P.); lëndë me ngjyrë si të kuqe, që përmban këtë element dhe që përdoret për të bërë shkrepëse. Portali
FOSFORIK(term kimik) 1. Që ka të bëjë me fosforin, që i përket fosforit, i fosforit; që përmban fosfor, që përbëhet prej fosfori; që përmban fosforite. 2. Që ndrit vetiu në errësirë; që jep një dritë si ajo e fosforit. Portali — Kimia
FORMULË(term kimik) Formulë kimike. paraqitja e përbërjes molekulare të një lënde kimike dhe e një procesi kimik me simbolet e elementeve e me numrin e atomeve. Portali — Kimia