I THJESHTË(term kimik) I pa përzier me diçka të një natyre a të një lloji tjetër, i përbërë vetëm nga një lëndë, vetëm nga një gjë etj. me përbërje të njëjtë; i kulluar. Ar i thjeshtë. Portali — Kimia
I ÇLIRUAR(term kimik) Që ka dalë jashtë nga përbërja e një trupi a e një organizmi gjatë një procesi.psh Hidrogjen i çliruar. Lëndë e çliruar. Portali — Kimia
I LIRË(term kimik) Që nuk është në lidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosur në hapësirën midis dy atomeve. Portali — Kimia
HIDROGJEN(term kimik) Elementi më i lehtë kimik, zakonisht në trajtën e një gazi pa ngjyrë, pa erë e pa shije, që, kur bashkohet me oksigjenin, formon ujin (simboli H). Portali — Kimia
HIDROKARBUR(term kimik) Bashkim kimik që përbëhet vetëm prej karbonit dhe hidrogjenit, karburi i hidrogjenit; vet. sh. klasa e bashkimeve të tilla kimike, ku bëjnë pjesë nafta, benzina, vajguri, bitumi, parafina, kauçuku etj. Portali — Kimia
HIDROLIZË(term kimik) Zbërthimi i bashkimeve joorganike me anë të ujit ose i bashkimeve organike me anë të acideve a të alkaleve të holluara me ujë. Portali — Kimia