ETER(term kimik) Lëng i pangjyrë, i djegshëm, shumë i avullueshëm e me një erë të mprehtë i cili përftohet nga bashkimi i alkooleve në mjedis acidi dhe përdoret kryesisht në mjekësi, në parfumeri e në teknikë. Portali — Kimia
ELEMENT(term kimik) Secila nga të njëqind e pesë lëndët e thjeshta të njohura deri me sot, që nuk mund të ndahen në pjesë përbërëse me metoda të zakonshme kimike. Element kimik. Element radioaktiv. Sistemi periodik i elementeve. Klasifikimi i elementeve. Portali — Kimia
EKSTRAKTTANIN(term kimik) Ekstrakt i lëngshëm që nxirret nga bimë me tanin (si shqemja, valanidhi etj.) dhe që përdoret kryesisht për regjjen e lëkurëve. Portali — Kimia
DYOKSID(term kimik) Bashkim kimik, në të cilin një atom i një elementi kimik lidhet me dy atome të oksigjenit. Dyoksidi i karbonit (i azotit). Portali — Kimia
DEGAZOJ(term kimik) 1. E bëj të padëmshme diçka (vendin, veshjen, armën etj.) që është infektuar nga lëndë helmuese, duke e pastruar atë ose duke përdorur mjete të posaçme. Degazoj vendin (armët). 2. I heq gazin diçkaje, e çliroj nga gazi që ka. Portali — Kimia