CITRIK(term kimik) Acid citrik: acid me shije të thartë, që gjendet në frutin e limonit e të disa bimëve të tjera dhe që përdoret në industrinë ushqimore, farmaceutike etj.; Portali — Kimia
CEZIUM(term kimik) Metal alkalin shumë, i butë, me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që përdoret në qelizat fotoelektrikë dhe në gypat e ndriçimit (simboli Cs). Portali — Kimia
BROM(term kimik) Element kimik, jometal,i lëngshëm, i rëndë e helmues, avujt e të cilit kanë ngjyrë të mbyllët dhe erë të fortë e të rëndë (simboli Br). Portali — Kimia
BOR(term kimik) Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë, që hyn në përbërjen e disa mineraleve dhe që përdoret në metalurgji e në mjekësi (simboli B). Portali — Kimia
BORAKS(term kimik) Lëndë kimike kristalore, që del nga bashkimi i acidit borik me sodë dhe që përdoret për të ngjitur metalet, për të prodhuar qelqin, për t’i dhënë shkëlqim porcelanit, në mjekësi etj. Portali — Kimia
BISMUT(term kimik) Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt dhe që përdoret për lidhje metalike (simboli Bi). Portali — Kimia
BERILIUM(term kimik) Metal i rrallë me ngjyrë argjendi në të hirtë, shumë i lehtë e i brishtë, që përdoret në industri zakonisht në lidhje me metale të tjera (simboli Be). Portali — Kimia
BASHKIM(term kimik) Lidhje e atomeve të dy a më shumë elementeve që bëhet në përpjesëtime të caktuara dhe që jep një lëndë me cilësi të reja; lënda që del nga kjo lidhje. Portali — Kimia
BAKËR(term kimik) Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Portali — Kimia