AMON

AMON(term kimik) Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave, të cilat përdoren gjerësisht në teknikë e në bujqësi. Vazhdoni leximin →

AMONIAK

AMONIAK(term kimik) Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësira e këtij gazi në ujë. Portali — Kimia

ALUMIN

ALUMIN(term kimik) Metal i bardhë si argjendi, i lehtë e i butë, që përdoret në industri, për tela, për enë, për ndërtimin e aeroplanëve etj. (simboli Al). Portali — Kimia

AMALGAMË

AMALGAMË(term kimik) Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë. Portali — Kimia

AMIDON

AMIDON(term kimik) Lëndë në trajtë kokrrizash, që grumbullohet në farat e drithërave e të bishtajoreve, në patatet etj. dhe nxirret prej tyre si niseshte. Portali — Kimia

ALKOOL

ALKOOL(term kimik) Bashkime organike, që dalin nga hidrokarburet duke zëvendësuar një a disa atome të hidrogjenit me grupin prej një atomi oksigjeni e një hidrogjeni. Portali — Kimia

ACID KARBONIK

ACID KARBONIK(term kimik) Acid që formohet nga shkrirja e gazit karbonik në ujë, acid i përbërë nga karboni, hidrogjeni e oksigjeni. Portali — Kimia

ÇLIROJ

ÇLIROJ(term kimik) Del jashtë nga përbërja e një trupi a e një organizmi gjatë një procesi. Psh çlirim nxehtësie Portali — Kimia

ACETON

ACETON(term kimik) Lëng i pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, të mëndafshit artificial etj. dhe si tretës për Vazhdoni leximin →

ACETIK

ACETIK(term kimik) Që ka të bëjë me acidin e uthullës ose me prodhimin e tij, uthullor. Portali — Kimia