DYFISHTË

DYFISHTË(term kimik) Lidhje e dyfishtë, lidhje e dy atomeve të një lënde me dy çifte të përbashkëta elektronesh. Portali — Kimia

DYOKSID

DYOKSID(term kimik) Bashkim kimik, në të cilin një atom i një elementi kimik lidhet me dy atome të oksigjenit. Dyoksidi i karbonit (i azotit). Portali — Kimia

DYATOMIK

DYATOMIK(term kimik) Që përbëhet prej dy atomesh (për molekulën e një trupi). Psh Gaze dyatomike. Portali — Kimia

DEGAZOJ

DEGAZOJ(term kimik) 1. E bëj të padëmshme diçka (vendin, veshjen, armën etj.) që është infektuar nga lëndë helmuese, duke e pastruar atë ose duke përdorur mjete të posaçme. Degazoj vendin Vazhdoni leximin →

CIKLIK

CIKLIK(term kimik) Që ka ndërtim unazor, që i ka atomet të vendosura në trajtë unazore. Portali — Kimia

CITRIK

CITRIK(term kimik) Acid citrik: acid me shije të thartë, që gjendet në frutin e limonit e të disa bimëve të tjera dhe që përdoret në industrinë ushqimore, farmaceutike etj.; Portali Vazhdoni leximin →

CERIUM

CERIUM(term kimik) Metal i rrallë, i butë e me ngjyrë hekuri, që përdoret në disa lidhje metalike (simboli Ce). Portali — Kimia

CEZIUM

CEZIUM(term kimik) Metal alkalin shumë, i butë, me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që përdoret në qelizat fotoelektrikë dhe në gypat e ndriçimit (simboli Cs). Portali — Kimia

BROM

BROM(term kimik) Element kimik, jometal,i lëngshëm, i rëndë e helmues, avujt e të cilit kanë ngjyrë të mbyllët dhe erë të fortë e të rëndë (simboli Br). Portali — Kimia

BOR

BOR(term kimik) Element kimik, jometal i fortë, me ngjyrë të zezë, që hyn në përbërjen e disa mineraleve dhe që përdoret në metalurgji e në mjekësi (simboli B). Portali — Vazhdoni leximin →

BORAKS

BORAKS(term kimik) Lëndë kimike kristalore, që del nga bashkimi i acidit borik me sodë dhe që përdoret për të ngjitur metalet, për të prodhuar qelqin, për t’i dhënë shkëlqim porcelanit, Vazhdoni leximin →

BISMUT

BISMUT(term kimik) Metal me ngjyrë të argjendtë e me shkëlqim të kuqërremë, që është i brishtë e shkrihet shpejt dhe që përdoret për lidhje metalike (simboli Bi). Portali — Kimia

BLOZË

BLOZË(term kimik) Pluhur i zi, që del nga djegia jo e plotë e disa lëndëve dhe që përdoret në industri. Portali — Kimia

BIKARBONAT

BIKARBONAT(term kimik) Kripë e acidit karbonik, që përdoret në bujqësi, në industrinë ushqimore etj.; sodë buke. Portali — Kimia

BAKËR

BAKËR(term kimik) Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Portali — Kimia

BARIUM

BARIUM(term kimik) Metal i butë me ngjyrë të argjendtë, që hyn në përbërjen e disa mineraleve dhe kripërat e të cilit përdoren në industri e në mjekësi (simboli Ba). Portali Vazhdoni leximin →

BËRTHAMË

BËRTHAMË(term kimik) Bërthama e molekulës, grup i qëndrueshëm atomesh në një molekulë, që përcakton karakteristikat e saj. Portali — Kimia

AZOT

AZOT(term kimik) Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen (simboli N). Portali — Kimia

ARGON

ARGON(term kimik) Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në ajrin e atmosferës dhe që përdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike (simboli Vazhdoni leximin →

ARSENIK

ARSENIK(term kimik) 1. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e meshkëlqim metalik dhe me veti helmuese, që gjendet nënatyrë në shumë minerale (simboli As). 2. Lëndë shumë e Vazhdoni leximin →

AR

AR(term kimik) Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose Vazhdoni leximin →

ARGJEND

ARGJEND(term kimik) Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, enë etj. (simboli Ag). Vazhdoni leximin →

ANILINË

ANILINË(term kimik) Lëng i helmet i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, të barnave etj.. Portali — Kimia

ANTIMON

ANTIMON(term kimik) Metal i brishtë me ngjyrë si të argjendit, që përdoret në teknikë dhe në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera (simboli Sb). Portali — Kimia