MERKUR(term kimik) Metal i lëngët në temperaturë të zakonshme, me ngjyrë të bardhë si të argjendit dhe me shkëlqim të fortë, që përdoret në mjekësi, në industri etj.; zhivë (simboli Hg). Portali — Kimia
METAL(term kimik) Trup i thjeshtë (si alumini, ari, bakri, hekuri, plumbi etj.) që është kryesisht në gjendje të ngurtë, i qëndrueshëm, i fortë e me shkëlqim të veçantë dhe që zakonisht petëzohet dhe e përcjell mirë nxehtësinë e elektricitetin. Portali — Kimia
MAGNEZ(term kimik) Metal i butë e i lehtë, që ka ngjyrë të bardhë në të argjendtë dhe që digjet në ajër me një flakë verbuese (simboli Mg). Portali — Kimia
LIDH(term kimik) Bashkoj grimcat e një elementi kimik me ato të një tjetri dhe i ndryshoj gjendjen e tij të lirë (në kiminë joorganike); bashkoj një element kimik me një tjetër (në kiminë organike). Hidrogjeni lidhet me oksigjenin dhe jep ujin. Portali — Kimia
LIDHJE(term kimik) Përzierje e ngurtë a e lëngët, që është fituar nga shkrirja e një metali me metale të tjera (ose me shtesa elementesh që nuk janë metale) dhe që ka veti të tjera fizike a kimike. Portali — Kimia
KROM(term kimik) Metal i fortë me ngjyrë hiri në të bardhë e me shkëlqim si argjend, që nuk ndryshket në ajër dhe që përdoret zakonisht në industri për të veshur sendet prej metali (simboli Cr). Portali — Kimia
KRIPË(term kimik) Përbërje kimike, formuar nga zëvendësimi i plotë a i pjesshëm i hidrogjenit të një acidi me metal e me njëvlerës të tij. Portali — Kimia
KLORURI I KALIUMIT(term kimik) pluhur i imët, i bardhë, i ngjashëm me kripën e gjellës, që tretet mirë në ujë dhe përdoret si pleh në bujqësi. Portali — Kimia