Dëllinja

  Bimë, Bimë Mjekësore

Dëllinja

Dëllinja

(latinisht: Juniperus Communis, familja Cupressaceae)

Përdorimi:
Droga përbëhet nga frytet e pjekura e të thara të shkurres së dëllinjës së zezë; bimë e përhapur. Fryti në vitin e parë është i gjelbër, ndërsa kur piqet (në vitin e dytë) bëhet gati i zi. Bima lulëzon frytifikon në shtator-nëntor. Droga përdoret për nxitjen e urinimit dhe pengimin e zhvillimit të mikrobeve në rrugët urinare; përdoret në hidropizi, në reumatizmin e kyçeve; në të ftohur, në bronkitet katarale, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës dhe në lehtësimin e kollës. etj. Droga sforcon veshkën prandaj nuk këshillohet tek fëmijët dhe në rastet me veshkë të sëmurë.

Përgatitja:
Një lugë kafeje me drogë të grimcuar hidhet në një gotë me ujë. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja zihet për 5-10 minuta, lihet në qetësi derisa të ftohet, kullohet dhe lëngu pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Përgatitja e frutave rekomandohet në këtë mënyrë: 1 kg fryte hidhen në 10 l ujë. Mbas disa ditësh (4-5) kur merr erën e dëllinjës, uji pihet me gota disa herë në ditë si mjet diuretik dhe ne çrregullime të traktit tretës. Lëngu që hiqet nga ena zëvendësohet me ujë. Kjo gjë vazhdon derisa kokrrat e dëllinjës të bien të gjitha në fund të enës. Në këtë rast nuk hidhet më ujë dhe lëngu pihet derisa të mbarojë.

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ Isidre blanc – Own work, CC BY-SA 4.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=37315950


Enciklopedia Shqiptare | Albanian Encyclopedia → "Dëllinja":

Cito
Lidhje - URL/LINK: https://wiki.shqipopedia.org/d%c3%abllinja-3
"Dëllinja," tek Enciklopedia Shqiptare
____________________________

§ Shqipopedia © - Enciklopedia shqiptare
2013 - 2018