DACA Sabri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindur më 1912 në Novipazar, ish- Jugosllavi. Periudha e internimit 9/1/1950- 5/5/1956. Me vendim të “Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar” iu konfiskua shtëpia për shkak të statusit të “arratisur politikë” të familjarëve. Ky vendim, nënshkruar nga Omer Nishani, urdhëronte: “konfiskimin e pasunisë së tundshme e të patundshme të arratisunvet”. Ahmet Bushati: Në gjurmët e një ditari. (Shkodra në tri vitet e saj të parë nën komunizëm), ribotim i plotësuar, Camaj- Pipa, Shkodër, 2007, f. 51; Fatbardha Saraçi (Mulleti): Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, [bot. i dytë]: ISKK, Tiranë 2013, f. 133.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]