(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915, në Dibër. U dëbua për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 26, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Durrësi në Bulqizë, prej janarit 1952 deri tetor 1974. Në tetor 1969, iu bë gjyq diskreditimi në kinemanë e Bulqizës, si armik i pushtetit, dhe i hoqën të drejtën e punës përgjithmonë. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2941.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]