DAIU Ferit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Elbasan. Djali i firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë, Shefqet Daiu. Më 26 qershor 1945, me vendim nr. 64, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi «për krime të kryera gjatë luftës», me 15 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2980-2981.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]