DAIU Jani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, në vitin 1923. Më 5 tetor të vitit 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 233.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]