(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Elbasan. U internua për motive politike. Më 11 dhjetor 1993, me vendim nr. 18, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Tirana në Tepelenë dhe Elbasan, prej 1949 deri në 1954 dhe nga 1954 deri më 30 shtator 1991. Pesë vjet janë internim, pjesa tjetër dëbim. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2910-2911.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]