DAJA Hava
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925, në Baldushk, Tiranë. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, më 14 maj 1994, vendosi njohjen e faktit që H. D. është pushkatuar «për motive politike», më 30 tetor 1950, në Baldushk. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.101-102.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]