DAJA Viktor
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1947, në Lushnjë. U dëbua për motive politike. Më 18 prill 1994, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit nga Lushnja në Tepelenë dhe Kavajë, prej 30 qershor 1951 deri në 30 shtator 1991. Tre muajt e parë kanë qenë internim. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl. 2261-2262.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]