DAJLANI Adolf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1967, në Durrës. U dëbua për motive politike. Më 18 gusht 1992, me vendim nr.16, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Durrësi në Grabian, Lushnjë, prej 1967 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1013.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]