(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912, në Petovë, Fier. Më 13 shtator 1945, me vendim nr. 90, Gjykata ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se «ka bërë përpjekje për t’u arratisur nga rreshtat partizane dhe të shkojë për në Greqi». U dënua me 10 vjet burg dhe humbjen të drejtave qytetare e politike për kohën e burgimit. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 732-733.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]