DALIPI Nesim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1941, në Ersekë. U internua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Erseka në Krujë, prej 1945 deri më 10 tetor 1954. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.460-461.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]