(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1915 në Muhur, Peshkopi. Më 3 korrik 1945, me vendim nr. 44, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi «për krime të kryera gjatë luftës», me 10 vjet burg. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Nënprefekturës së Qëndrës Peshkopi, nr. 127, dt. 23 nëntor 1946, iu sekuestrua pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 2594. 2595. Gazeta Zyrtare, 28 dhjetor 1946, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]