DANI Mërgim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Disident. Lindur më 15 shtator 1933 në Shkodër. Pas vrasjes së kryetarit të organizatës, Bardhoshit dhe arrestimeve të shumta në qytet, në fund të vitit 1948 riorganizohet organizata Përpjekja shqiptare. Torturat çnjerëzore të Sigurimit të Shtetit mbi shokët në burgje, detyruan Mërgimin me shokë të fillonin ndihmat materiale për ta, për të pushkatuarit dhe të arratisurit, duke rënë në kontakt edhe me organizatat antikomuniste në Pukë, që ndërhynin nga Perëndimi. Më 1949 Sigurimi ra në gjurmë të aktivitetit të Mërgimit bashkë me grupin e studentëve të Gjimnazit të Shkodrës, dhe i arreston. Më 5 shtator 1950, Gjykata e Lartë e dënoi për «pjesëmarrje në grup të organizuar», me katër vjet burg dhe punë të detyruar, «për agjitacion e propagandë», me tre vjet burg. Përfundimisht u dënua me pesë vjet burg, punë të detyruar dhe heqjen e së drejtës civile për dy vjet. Xh. Gyrezi: BKSH, 1993, Vol. XIV, f. 220; F. 1, Viti 2013, D. 4, f. 554.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]