(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Avokat. Lindur në Shkodër më 1890. Studimet e larta juridike i kreu në Stamboll, ku kishte jetuar 25 vjet, më pas u emigroi në Austri. Në valën e terrorit komunist pas Lëvizjes së Postribës arrestohet bashkë me mjaft intelektualë të Shkodrës, si Gulielm Deda, Sami Repishti etj. Dënohet me dy vjet burg: 1947-1949. Ushtronte profesionin e avokatisë në kohën e arrestimit. At Zef Pllumi: Rrno vetëm për me tregue, sh. b. 55, ribotim, Tiranë 2006, f. 139-40; At Konrad Gjolaj OFM (Tomë Marku): Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër 2006, f. 97.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]