DAUTAJ Shqyri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Panarit, Berat. Vrarë pa gjyq. Më 1 nëntor 1993, me vendim nr. 936, Gjykata e Beratit vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, në përpjekje me forcat komuniste, më 16 qershor 1944. Ka qenë pjesëtar i çetës së Ballit Kombëtar të komanduar nga Qamil Gllava. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.513-514.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]