DAUTI Halil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I rënë në Lëvizjen e Postribës. Lindur në Kullaj. Në shkresën e Komandantit të Qarkut MP, Major Mihallaq Ziçishti dërguar Komandës të Mbrojtjes së Popullit [Sigurimi], Tiranë: Në lidhje me përpjekjen e datës 9 shtator 1946, në listën [IV.] të personave të ekzekutuar pa gjyq nga ana e ushtrisë dhe të vrarë gjatë luftimeve të 9 shtatorit në Shkodër e rrethina (Postribë) është 7. Halit Dauti, nga Kullaj, i ekzekutuar. U pushkatua pa gjyq për «motive politike», si pjesëmarrës në Lëvizjen e Postribës, më 9 shtator 1946. Arkivi i MB, D. 62, cit. sipas Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 287-288; F. 1, Viti 2013, D. 4, f. 635.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]