DEDA Dom Ejëll
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Prift dioqezian. Lindi në Shkodër, më 22 shkurt të vitit 1917. Shkollën fillore e kreu tek françeskanët, kurse të mesmen në Seminarin Papnor të qytetit. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943 në kishën e jezuitëve në Shkodër, ku të nesërmen kremtoi dhe Meshën e Parë. Shërbeu si famulltar në fshatin Bushat. U arrestua më 12 nëntor 1947 dhe më 27 nëntor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me dhjetë vjet burg dhe punë të detyruar. Procesi i gjykimit të tij u zhvillua me dyer të mbyllura. Pas torturash çnjerëzore, vdiq më 12 maj 1948, në spitalin e burgut. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 619

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]