DEDA Gjush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 10 tetor të vitit 1887. U arrestua më 23 nëntor të vitit 1946 dhe më 6 shtator 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake e shpalli «armik të popullit dhe bashkëpunëtor me okupatorin», sepse Guljem Deda Gjush Deda «ka luftuar kundër çetave të Lëvizjes çlirimtare», dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave qytetare e politike. Data e ekzekutimit nuk dihet. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 736

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]