(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindur më 1880 në Shkodër. I arrestuar pas lëvizjes së Postribës, anëtar i Komitetit Intelektual opozitar të Shkodrës. Është torturuar në hetuesinë e Sigurimit të Shtetit derisa vdiq më 21 dhjetor 1946. Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi, më 4 korrik 1992, njohjen e «faktit të vdekjes gjatë hetimit të Kolec Pashko Dodës, i cili ishte arrestuar për motive politike në vitin 1946». [Sami Repishti] cit. në Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 241. AISKK, F. V. D. Fl
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit