(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1958, Balldre, Lezhë. Më 5 shkurt 1958, me vendim nr. 4, Gjykata ushtarake e Shkodrës e dënoi «për tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit në bashkëpunim», me 10 vjet burg dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. Vdiq në burg, më 1989, në burgun e Qafë Barit. I dënuar, brenda burgut, me 30 ditë izolim, ai ka dalë prej andej me dëmtime në mushkëri dhe organe të tjera, me temperaturë dhe hemorragji, dhe nuk ka mundur të mbijetojë. AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1182-1183
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]