(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Postenan të Kolonjës, në vitin 1920. Më 2 nëntor 1959, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut», dhe e dënoi me njëzet vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Me dekret nr. 4633, datë 24 maj 1970, iu fal dënimi i mbetur. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 304
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]