DEDE Lorenc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Progër të Devollit, më 11 prill të vitit 1947. U dëbua për «çështje politike». Më 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Progri në fshatin Moglicë të Korçës, prej 18 nëntorit të vitit 1978 deri më 18 nëntor 1983. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 456

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]