(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1912 në Dervician, Gjirokastër. Më 5 nëntor 1951, me vendim nr. 128, Gjykata ushatarake Gjirokastër e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 6 vjet burg, humbjen e të drejtave për 2 vjet. Për akuzën «pjesmarrje në grup armiqësor» e dënoi me 7 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet. Më 5 janar 1952, me vendim nr. 12, Kolegji ushtarak i Gjykatës së Lartë, Tiranë, e dënoi për «agjitacion e propagandë» me 10 vjet burg. I arrestuar në 15 maj 1951. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2672-2673
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]