(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dukagjin, në vitin 1919. U arrestua më 27 maj 1945. Disa ditë më vonë, më 4 qershor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi me njëzet vjet heqje lirie për «hapje parullash dhe dezertim». U lirua më 27 gusht të vitit 1950. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 575
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]