(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i martirit Kapllan Deliallisi. Lindi më 1930, në Shijak. I ri 17 vjeçar, i revoltuar nga pushkatimi i të atit dhe deliallisëve të tjerë të familjes së tij, rëmbeu armët dhe doli hapur në përpjekje me forcat e Sigurimit. Më 16 maj 1994, me vendim nr. 1685, Gjykata e Durrësit vendosi faktin e vrasjes “në përpjekje me forcat e Sigurimit të Shtetit, në fshatin Karpen, Shijak”, më 22 gusht 1948. AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1097
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]