DELIALLISI Beqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i firmëtarit të Pavarësisë, Ymer Deliallisit. Oficer karriere i Ushtrisë Kombëtare. Lindi më 1899, në Shijak, Durrës. U arrestua në vitin 1947. Vdiq nga torturat çnjerëzore në hetuesinë e Sigurimit të Shtetit. Më 8 shtator 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit «të vdekjes në hetuesi, për motive politike», më 27 prill 1948, në Durrës. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2296-2297

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]